BE tregon se kur do ta marrë vendimin për Shqipërinë dhe Kosovën

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 16:30
BE tregon se kur do ta marrë vendimin për Shqipërinë dhe Kosovën

Në kuadër të hapjes së kujdesshme të kufijve, Bashkimi Evropian po shqyrton një listë me shtete qytetarët e të cilave do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së.

Një listë e siguruar tregon se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk figurojnë në grupin e vendeve për të cilat diskutohet hapja e kufijve të BE-së nga 1 korriku.

Megjithatë, Euronews Albania ka mësuar se vendet anëtare po diskutojnë lidhur me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe se do të marrin vendim nga fundi i javës.

Bazuar në klasifikimin e rrezikshmërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit që figurojnë në listë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë pak shanse për udhëtim drejt BE-së.

(Kosova Sot Online)