Me bazë dhe me ndriçim, kështu do të duket NEW BORN-i në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 16:33
Me bazë dhe me ndriçim, kështu do të duket NEW BORN-i në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi të pamjes së re që ka marrë monumenti i pavarësisë “NEW BORN”.

Monumentit të NEW BORN-it i është ndërtuar një bazë ku do të vendoset.

Ahmeti ka treguar se punimet për bazën e tij janë drejt fundit dhe se tashmë ka nisur të vendoset mbi të monumenti.

Sipas një njoftimi të kryetarit të Prishtinës, NEW BORN tash do të ketë edhe ndriçim.

Ky objekt, që është krijimtari i dizjanerit Fisnik Ismaili, është i vendosur përballë Pallatit të Rinisë në kryeqytet. 

(Kosova Sot Online)