SHBA: Mbi 35 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 445 vdekje

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 09:36
SHBA: Mbi 35 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 445 vdekje

Shtetet e Bashkuara e Amerikës po vazhdojnë të jenë të goditura nga pandemia COVID-19, ku sërish kanë raportuar numër të lartë të të infektuarve.

Nga të dhënat e Universitetit, Johns Hopkins, 35.112 njerëz të rinj janë infektuar me koronavirus, shkruan CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se 445 njerëz nuk kanë arritur të mbijetojnë virusin dhe kanë ndërruar jetë

Këto shifra e ngritin numrin e përgjithshëm në të paktën 5,438,325 raste dhe 170,497 vdekje.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, ku Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

(Kosova Sot Online)