Pushtetarët e lidhur me krimin bëjnë luks edhe në kohë pandemie, nuk qajnë hallet e qytetarit

Pushtetarët e lidhur me krimin bëjnë luks edhe në kohë pandemie, nuk qajnë hallet e qytetarit

Gani Qarri

  • 18 August 2020 - 07:52

Shkruan: Gani Qarri

“Qeveritë e korruptuara dhe të katapultuara në krye të vendit me manipulime politike, gjithmonë bëjnë sikur thirren në kursime dhe në racionalizim të shpenzimeve, duke u ankuar se nuk kanë para as për maska, nuk kanë para për testet Covid-19, thjesht s’ka para për asgjë. Për aq më tepër, pa fije turpi, së fundi vjen edhe zbulimi i tyre më skandaloz duke thënë me cinizëm; merrni pak nga kursimet që u duhen në pleqëri, ose Zoti ua bëftë qarën! Se ky akt vërtetë është vetëm një mashtrim momental dhe një marrëzi e llojit, që pa fije turpi po u bëhet qytetarëve, e vërteton edhe fakti se po këta pushtetar nuk e kanë fare problem t’i gjejnë paratë për të paguar të emëruarit e tyre politik, pa asnjë nevojë dhe krejt kot së koti. Për shembull,është shumë më tepër se sa vetëm e habitshme, se si mundë të arsyetohen pushtetarët me mungesë buxheti për ballafaqim me pandeminë përderisa Qeveria vazhdon me ngarkim të stafit politik,duke paguar hiq më pak se katër zëvendëskryeministra”.

-Mjerisht degjenerimi total i pushtetarëve të kriminalizuar deri në fyt, të cilët tash e dy dekada keqpërdorin dhe skandalizojnë me çdo gjë që i takon këtij populli dhe duhet të vihet në shërbim të tij, ka shkuar deri atje,sa që edhe në këto momente jashtëzakonisht të rënda të pandemisë me Covid-19,kasta e kriminalizuar politike dhe Qeveria kukull e Kosovës,ti lënë qytetarët pa mbrojtje e përkujdesje dhe tërësisht në mëshirën e fatit të tyre. Madje pikërisht në këtë kohë kaq të vështirë, me sfida të pa përshkruara të pandemisë dhe në gjendjen më kritike kur qytetarët kanë nevojë ta ndiejnë dorën e shtetit më shumë se kurrë për tejkalim të situatës,përderisa janë në pyetje vetëm qytetarët e thjeshtë,por jo edhe bandat politike dhe të afërmit e tyre, pushtetarët i gjejnë 101 arsye për të mos u dalë në ndihmë pothuajse asnjëherë. Qeveritë e korruptuara dhe të katapultuara në krye të vendit me manipulime politike, gjithmonë bëjnë sikur thirren në kursime dhe në racionalizim të shpenzimeve, duke u ankuar se nuk kanë para as për maska, nuk kanë para për testet Covid-19, thjesht s’ka para për asgjë. Për aq më tepër, pa fije turpi, së fundi vjen edhe zbulimi i tyre më skandaloz duke thënë me cinizëm; merrni pak nga kursimet që u duhen në pleqëri, ose Zoti ua bëftë qarën! Se ky akt vërtetë është vetëm një mashtrim momental dhe një marrëzi e llojit, që pa fije turpi po u bëhet qytetarëve, e vërteton edhe fakti se po këta pushtetar nuk e kanë fare problem t’i gjejnë paratë për të paguar të emëruarit e tyre politik, pa asnjë nevojë dhe krejt kot së koti. Për shembull,është shumë më tepër se sa vetëm e habitshme, se si mundë të arsyetohen pushtetarët me mungesë buxheti për ballafaqim me pandeminë përderisa Qeveria vazhdon me ngarkim të stafit politik,duke paguar hiq më pak se katër zëvendëskryeministra. Madje vetëm brenda një ministrie janë të angazhuar deri në pesë zëvendësministra dhe plot një mal këshilltarësh politik që marrin paga të majme, pa punuar asgjë dhe vjelin para vetëm për reprezentacion, shëtitën me vetura zyrtare, kanë të angazhuar këshilltarë, asistentë e shoferë dhe bëjnë shpenzime luksi për telefona dhe mobilime të shtrenjta të zyrave të tyre, pa i dhënë llogari askujt. Dhe krejt këto shpenzime të paarsyeshme bëhen mbi kurrizin e taksapaguesve kosovar, shumica e të cilëve mezi arrijnë të mbijetojnë me familjet e tyre, ndaj medoemos lind pyetja e arsyeshme se kur do të vetëdijesohen qytetarët e këtij vendi, që të kërkohet llogari nga pushtetarët e kriminalizuar dhe ndaluar atyre abuzimin e mëtejmë me paranë publike dhe ato të taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".