Ambasada Amerikane dhuron 50 ventilatorë për Kosovën

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 10:28
Ambasada Amerikane dhuron 50 ventilatorë për Kosovën

Ambasada amerikane dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë bërë të ditur se 50 ventilatorë do t’i dhurohen Kosovës në fundjavë.

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se 50 ventilatorë kanë mbërritur në Europë, si pjesë e një donacioni nga kjo ambasadë dhe USAID Kosova.

Ky donacion prej 50 vetilatorësh pritet të mbërrij në Kosovë në fundjavë.

Tutje në njoftim thuhet se të gjithë duhet të të luajmë një rol në mposhtjen e kësaj pandemie, duke larë duart, vendosur maskën dhe duke mbajtur distancën.

(Kosova Sot Online)