U rrëzua nga ura teksa po hidhte 'bërllogun', momenti kur banorët nxjerrin 25-vjeçaren

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 23:36
U rrëzua nga ura teksa po hidhte 'bërllogun', momenti kur banorët nxjerrin 25-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Mat. U njoftua nga policia se rreth orës 09.30 në vendin e quajtur “Kumia e Tullave në Manxullë është rrëzuar nga ura një 25-vjeçare.

E reja është rrëzuar aksidentalisht ndërsa hidhte plehrat. 25-vjeçarja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore drejt Tiranës. Ende nuk dihen detajet sesi ajo është rrezuar, por së fundmi janë bërë publike pamjen kur e reja nxirret nga vendi ku ra.

Siç shihet edhe nga fotoja, banorët e zonës e kanë mbështjellë vajzën me batanije dhe janë përpjekur ta nxjerrin.

Deri më tani nuk dihet gjendja aktuale shëndetësore e 25-vjeçares.

(Kosova Sot Online)