Kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 16:29
Kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident

Historitë në Instagram dokumentojnë momentet para tra gjedisë. Së pari Sheshi Colosseum, pastaj mbrëmja me miqtë, një shëtitje në Piazza del Popolo me makinë dhe një sanduiç me mikun e tij, i pl agosur në aksi dent.

Në këtë mënyrë, 20 vjeçari me origjinë shqiptare Diego Çelkupa, kaloi natën e fundit përpara se të vdi ste në Tuscolana, afër Vermicino, në periferi të Romës.

Përp lasja fatale u regjistruar rreth orës 2.45 minuta të mëngjesit të sotëm. U ndesh ndërhyrja e zjarrfikësve që ta nxjerrin atë nga rrënojat e Smartit të tij, i cili u përplas fort pas një muri. Shoku, gjithashtu 19 vjeç, kishte mbërritur ditën e djeshme nga Caserta. Fatmirësisht, ai arriti të mbijetonte.

Sipas rindërtimit të skenës së aksi dentit nga ana e policia, viktima dhe shoku i tij, po ktheheshin në shtëpi në Grottaferrata, ndërsa gjatë rrugës ndodhi tra gjedia. Shoku, në gjendje të rëndë, u dërgua në San Camillo në Romë dhe është akoma i shtruar në spital.

“Corriere” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që asfalti të jetë bërë i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut në zonë, duke ndihmuar në daljen nga rruga të mjetit. Në aks ident, sipas gjetjeve të para të policisë nuk u përfshi asnjë automjet tjetër.

Lajmet u përhapën shpejt në mediat sociale. Shumë zemra dhe qirinj “vajtojnë” në Facebook.

Diego, i cili do të mbushte shumë shpejt 20 vjeç, me origjinë shqiptare ishte i njohur mirë në zonë.

Vëllai i tij, Besmir Çelkupa, në vitin 2017 kandidoi për komunën e Grottaferrata me një listë qytetare. Gjithashtu në faqen e tij në rrjetet sociale ka shumë mesazhe ngushëllimi.

(Kosova Sot Online)