Sindikata e Institutit Kombëtar kërkon përfshirjen e plotë në pakon e Qeverisë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 11:24
Sindikata e Institutit Kombëtar kërkon përfshirjen e plotë në pakon e Qeverisë

Sindikata e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik dhe qendrave rajonale, po kërkon përfshirjen e të gjithë punëtorëve të këtyre institucioneve në pakon e Qeverisë për 300 euro shtesë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj sindikate Vehbi Tahiri, i cili ka pas një takimi dje me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Nga ministri Zemaj kerkova ne menyre decidive qe te gjithe te punonjesit ne Ikshpk dhe Irshpk te perfshihe ne pakon emergjente si punonjesit shendetsore dhe stafi percjelles ( Administrata dhe stafi tjeter teknik) Ikshpk punon dhe vepron si tersi dhe nuk duhet lejuar qe dikush te ndihet i diskriminuar”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i tij i plotë:

Dje me daten 18/08/2020 ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se IKSHPK dhe IRSHPK jam prite nga Ministri i Shendetesise ne Republiken e Kosoves z Armend Zemaj ! Ministrin Zemaj e njoftova per punen e palodheshme qe po e bejne punonjesit e Institutit Kombetare te Shendetesise Publike ne Prishtine dhe Institutet regjionale te shendetesise publike ne nivel te Republikes ne ket kohe pandemie me Covid-19! Nje prej temave qe ia paraqita ministrit ishte edhe paknaqesia qe eshte krijuar per mos perfshirjen e te gjithe punonjesve te Ikshpk dhe Irshpk ne pakone emergjente te parapare ne Qeveria e Republikes se Kosoves!

Nga ministri Zemaj kerkova ne menyre decidive qe te gjithe te punonjesit ne Ikshpk dhe Irshpk te perfshihe ne pakon emergjente si punonjesit shendetsore dhe stafi percjelles ( Administrata dhe stafi tjeter teknik) Ikshpk punon dhe vepron si tersi dhe nuk duhet lejuar qe dikush te ndihet i diskriminuar!

Shpresoj dhe besoj qe kerkesa e Sindikates se Ikshpk-Irshpk do te has ne mirkuptim nga ana e ministrise dhe Qeverise se Kosoves!

Falemnderit z minister per gjetjen e kohes per te degjuar kerkesat tona!

Respekt juve!

(Kosova Sot Online)