Kësaj legjislature të dështuar sa më shpejtë ti merret mandati nga qytetarët e mashtruar

Kësaj legjislature të dështuar sa më shpejtë ti merret mandati nga qytetarët e mashtruar
Kësaj legjislature të dështuar sa më shpejtë ti merret mandati nga qytetarët e mashtruar

Blerim Burjani

  • 19 August 2020 - 07:31

Shkruan: Blerim Burjani

“Ky koalicion i ka vënë kulmin e piramidës duke bërë ministra njerëz pa përvojë dhe pa profesione adekuate, tërësisht të pa kompetencë. Kjo legjislaturë është produkt i krizës pandemike, dhe më e keqja është se nuk ka shoqëri demokratike të vetëdijesuar për të ndal njerëzit që të punësohen me vota të qytetarëve dhe të bëhen udhëheqës të tyre. Edhe ky mandat qeverisës nuk po e ndërmerr asnjë veprim për lirimi nga postet e ambasadorëve partiak, dhe nuk po i thotë stop biznesit politik me paranë e popullit”.

-Kjo legjislaturë është edhe më e dobët në pikëpamje të kualitetit të prezantuar deri më sot, e dobët, konfliktuoze ndërmjet deputetëve , aspak produktive, kur ti shtohet edhe situata pandemike atëherë kjo legjislaturë bëhet tërësisht e pavlershme. Kjo legjislaturë ende nuk ka arritur ta detyroj koalicionin aktual të kërkoje shkarkimin e ministrave jo kompetent dhe problematik, prandaj kjo qeveri është ndër më të dobëtat në historinë politike dhe legjislative të Kosovës. Në këtë vend, për të pasur qeverisje serioze. Rend dhe ligj, duhet që sa më parë të lirohet shërbimi diplomatik nga njerëz të ardhur me linja politike e partiake. Është tepër i domosdoshëm ndërtimi I shpejtë I një shërbimi të depolitizuar, të ndershëm, Professional dhe të arsyeshëm përball parasë publike. Të gjithë personat që kanë pas poste publike të ardhura nga partitë politike duhet ti lirojnë pozitat dhe të ju kthehen partive e jot a ulën nëpër pozita dh eta gënjejnë popullin duke përfituar para e karriere përmes buxhetit të qytetarëve”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".