Akuzohet se vodhi 25 milionë dollarë: Kush është Steve Bannon, ish-krahu i djathtë i Donald Trumpit

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 18:54
Akuzohet se vodhi 25 milionë dollarë: Kush është Steve Bannon, ish-krahu i djathtë i Donald Trumpit

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim mbi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Të ndërtojmë murin”, dhe arritën shifrën prej 25 mln dollarësh, tha Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.

Edhe pse ndoshta shumë e dëgjojnë për herë të parë emrin e tij, Bannon ishte një nga faktorët kyç të fitores së zgjedhjeve të Donald Trump në vitin 2016.

Bannon dikur ishte një zë me ndikim brenda Shtëpisë së Bardhë si shefi strateg i Trump, deri sa u shkarkuar nga Presidenti në gusht të vitit 2017.

Ai kishte ndihmuar drejtimin e fushatës presidenciale të Trump në vitin 2016, krahas këshilltarit të vjetër të Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay, dhe u vlerësua si një forcë lëvizise prapa apelit populit të Trump, ideologjisë nacionaliste dhe politika kontroverse.

Trump e pushoi Bannon nga puna, pasi u zemëruar se ky i fundit në një intervistë u citua duke kundërshtuar idetë e Donald  mbi Korenë e Veriut dhe duke pretenduar se ai kishte autoritet të bënte ndryshime të personelit në Departamentin e Shtetit.

Zemërimi mes tij dhe Trump u shtua gjatë vitit 2018, kur Bannon e quajti “famëkeq” një takim të vitit 2016 mes Donald Trump Jr, një avokati rus dhe dhëndrit “tradhtar” të Trump, Jared Kushner.

Përpara se të bashkohej me fushatën e Trump, Bannon ishte kryetari ekzekutiv i Breitbart, një sajt lajmesh i krahut të djathtë me tituj provokues, e shpeshherë racist. Bannon u rikthye tek Breitbart pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, por dha dorëheqjen sërish në vitin 2018.


(Kosova Sot Online)