Skandaloze: Qytetari i Kosovës dhunohet e maltretohet brenda Stacioneve Policore të Kosovës

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 18:11
Skandaloze: Qytetari i Kosovës dhunohet e maltretohet brenda Stacioneve Policore të Kosovës

Dhuna brutale brenda Stacioneve policore të Kosovës ndaj qytetarëve po vazhdon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Së  fundi një ngjarje është  filmuar nga kamerat e sigurisë së Policisë së Kosovës.

Pamjet në vijim e pasqyrojnë me detaje...

Ku një qytetar dhunohet fizikisht e psiqikisht, fyhet e maltretohet nga një polic brenda stacionit policor.

Ky është një polic i Kosovës që si shumë kolegë të tij ndër vite po vazhdojnë ti maltretojnë qyterarët brenda e jashtë stacioneve policore.

Pasi të njejtët suspendohen dhe rikthehen sërish në punë derisa në gjykata në shumë raste lëndët parashkruhen.

E derisa ligji në Kosovë nuk funksionon, këta policë do vazhdojnë të kërcënojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të maltretojnë e madje edhe t'i vrasin qytetarët e një vendi ku mesa duket nuk respektohet asnjë pikë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut.


(Kosova Sot Online)