Për 24 orë në Kosovë arrestohen 41 persona

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 11:14
Për 24 orë në Kosovë arrestohen 41 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 41 persona gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, personat e arrestuar kanë të bëjnë për vepra të ndryshme penale.

Sipas të dhënave të PK-së, nga 41 persona të cilët janë arrestuar, 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Kurse, bëhet e ditur se dy prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimit. 

(Kosova Sot Online)