ShBA-ja shënon rreth 1000 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 09:46
ShBA-ja shënon rreth 1000 viktima të koronavirusit për 24 orë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 50,502 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 6.2 milionë persona, shkruan “CNN”.Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 965 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 187,755.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 6.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

(Kosova Sot Online )