Kosova përballet me rrezik për të humbur miliona euro nga fondet

  • A.P /
  • 16 May 2026 - 14:05
Kosova përballet me rrezik për të humbur miliona euro nga fondet

Gazeta austriake “heute.at” ia ka kushtuar një shkrim jostabilitetit politik në Kosovë dhe rrezikut që Kosova të humb disa miliona euro të BE-së për shkak se vendi nuk ka Kuvend.

“I paqëndrueshëm! Vendi ballkanik përballet me rrezikun humbjen e ndihmës së BE-së”, është titulli i gazetës austriake.

Tutje “heute” shkruan se Kosova përballet me rrezik për të humbur miliona euro nga fondet që ndanë BE-ja për shkak të bllokadës politike.

“Kosova përballet me kërcënimin e humbjes së milionave nga fondet e BE-së për shkak të bllokimit politik. Zgjedhjet e treta parlamentare janë planifikuar për në qershor”, shkruan Gazeta austriake.

Në shkrim përmendet edhe vizita e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, dhe deklarimet e bëra pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)