Lexoni edhe:
Flet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga burri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është serioze me iniciativën e saj për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit.
Veseli ka vlerësuar se kolegët opozitarë nga VV’ja po bëjnë, siç ka thënë ai, luftë manipuluese politike.
“Ne jemi opozitë. Nuk e di pse po na lodhin, në momentin kur nuk janë seriozë. Luftë manipuluese politike, në të cilën PDK nuk hyn. Të kemi qëndrim me interesa nacionale”, ka thënë ai
Flet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga burri Lexoni edhe:
Megjithatë, Veseli është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
“Nëse VV i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie”, ka thënë ai.
“Por, ne nuk bëhemi vagon i VV’së. Qasja e tyre nuk është për bashkëpunim, por për të të mundur”, është shprehur kreu i PDK’së.
(Kosova Sot Online)