Takohen në Mitrovicë Osmani e Peci: Ku je kryetar a je gjallë?

  • A.P /
  • 13 May 2026 - 13:45
Takohen në Mitrovicë Osmani e Peci: Ku je kryetar a je gjallë?

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka marr pjesë në një ngjarje në qytetin e Mitrovicës. Të pranishëm kanë qenë edhe figura të LVV-së, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Faton Pecin.

Peci në sallën ku po mbahej ngjarja i është ofruar Osmanit për ta përshëndetur, derisa ish-presidentja i ka folur ftohtë.

“Ku je z.kryetar a je gjallë”, dëgjohet teksa i thotë Osmani.

Osmani e kishte marrë Pecin pas vetes në partinë GUXO pas daljes nga LDK-ja. Megjithatë gjatë 5 viteve të fundit sa Peci e Gërvalla kanë qeverisur me Kurtin, raportet mes tyre janë prishtur. Osmani tashmë është rikthyer në listën e LDK’së, pasi Kurti nuk i dha përkrahje për presidente edhe për një mandat.

(Kosova Sot Online)