Vitiasi rrah vëllain dhe kunatën, arrestohet nga policia

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 10:36
Vitiasi rrah vëllain dhe kunatën, arrestohet nga policia

Dje në Viti është arrestuar një mashkull, pasi që ushtroi sulm fizik.

Një mashkull ka sulmuar fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e vëllait, ku pas kësaj edhe u arrestua

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viti 12.09.2020-09:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e vëllait . Viktimat kanë pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)