Gjilan: Burri e raporton të zhdukur gruan e tij

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 10:49
Gjilan: Burri e raporton të zhdukur gruan e tij

Një burrë në Gjilan e ka raportuar në Polici si të zhdukur gruan e tij. Thotë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Gjilan 10.09.2020-14:00. Ankuesi mashkull K/ Shqiptar ka raportuar se bashkëshortja  e tij viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)