Pompeo: ShBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga veprimet e Turqisë në Mesdhe

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 11:44
Pompeo: ShBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga veprimet e Turqisë në Mesdhe

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin thellësisht të shqetësuara nga veprimet e Turqisë në pjesën lindore të Detit Mesdhe, duke bërë thirrje për zgjidhje diplomatike.

Tensionet në pjesën lindore të Mesdheut mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur për shkak të pretendimeve rreth territorit ujor dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore që ndodhen në pjesë të kontestuara të kufirit detar.

“Vendet në rajon duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike dhe paqësore, përfshirë çështjet e sigurisë, burimeve të energjisë dhe çështjet detare”, tha Pomepo gjatë një vizite në Qipro, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Nicos Anastasiades.

“Tensionet e ngritura ushtarake nuk e ndihmojnë askënd tjetër pos armiqtë, të cilët do të donin të shihnin përçarje në unitetin transatlantik”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Turqia i ka dërguar dy anije hulumtuese në dy zona të ndryshme në Mesdhe, duke e nxitur regimin e ashpër të Greqisë dhe Qipros, shkruan Reuters

“Ne mbesim thellësisht të shqetësuar nga operacionet e vazhdueshme të Turqisë. Republika e Qipros e ka të drejtën për shfrytëzimin e burimeve të veta natyrore, përfshirë të drejtën për hidrokarbure të gjetura në zonën e vet ekskluzive ekonomike”, tha Pompeo.

(Kosova Sot Online)