Rrahje mes një gruaje dhe një burri në një plazh të Malit të Zi - bëhen 'horë'

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 12:07
Rrahje mes një gruaje dhe një burri në një plazh të Malit të Zi - bëhen 'horë'

Një video tronditëse që tregon një përballje fizike midis një gruaje të moshuar dhe një burri gjatë një qëndrimi në një nga plazhet në Malin e Zi, trazoi rrjetet sociale.

Gjegjësisht, videoja fillon me një burrë që godet me duar një grua në fytyrë, e cila hakmerret me të njëjtën masë, duke e grushtuar në fytyrë. Me sa duket, konfrontimi fizik filloi kur burri e shau gruan.

Burri përdori grushtet gjatë sulmit ndaj gruas dhe e godiste atë sa herë që ajo i afrohej. E revoltuar me sjelljet e mashkullit, gruaja u hakmor me grushte dhe pantofla në një moment

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë ë ë ë ë?

A post shared by ë ë (@podgoricki_vremeplov) on

Ajo që ishte edhe më shqetësuese ishte fakti se vetëm një grua u përpoq të parandalonte përballjen e tyre, ndërsa të tjerët qeshën, komentuan dhe filmuan gjithë ngjarjen.

Rrahja e turistëve të cilët erdhën në Mal të Zi nga një prej vendeve në rajon, u publikua në faqen e Instagram “Podgorica Time Machine”. Siç thuhet në komentet nën video, ka të ngjarë të jenë turistë nga Serbia dhe Bosnja. 

(Kosova Sot Online)