Pamjet e aksidentit tragjik me 4 viktima, mes tyre dhe adoleshentja shqiptare

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 16:21
Pamjet e aksidentit tragjik me 4 viktima, mes tyre dhe adoleshentja shqiptare

Një aksident ka ndodhur në autostradën greke Igumenica- Preveza, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të vdekur 4 persona.

Fotot nga aksidenti tregojnë se përplasja ka qenë e fortë, aq sa makinat janë shkatërruar plotësisht.

Në njërën prej makinave ndodheshin 3 të rinj, dy djem grekë në moshat 19 e 23 vjeç si dhe një 19 vjeçare shqiptare. Në makinën tjetër humbi jetën drejtuesi i saj, një burrë në moshën 70 vjeçare.

Policia ka nisur hetimet për rastin, me qëllim zbulimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)