
Detaje nga shëndeti i Berlusconit, ishte infektuar me koronavirus

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, të hënën do të dalë nga spitali ku ishte duke u trajtuar pas infektimit me koronavirus dy javë më parë.
Sipas mediave italiane, gjatë këtyre ditëve, Berluskoni nuk ka qenë asnjëherë në terapi intensive dhe as i intubuar, si dhe gjithmonë ka marrë frymë në mënyrë të pavarur.
Ai u infektua me koronavirus kur po i kalonte pushimet në Sardenjë.
(Kosova Sot Online)