
Lexoni edhe:
Lista Serbe braktisë Qeverinë Hoti!
Fituesi i xhekpotit të lotarisë në vlerë 58 milionë funte (rreth 63 milionë euro) është paraqitur për të marrë çmimin në momentet e fundit, shkruan “Daily Star”.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Camelotit.
“Ne mund ta konfirmojmë se aktualisht jemi duke finalizuar verifikimin e një kërkese të bërë për pranimin e çmimit dhe jemi në proces të aranzhimit të pagesave për t’u bërë për pronarin e tiketës fituese. Kur çdo gjë të verifikohet dhe paguhet, ne do ta lëshojmë një konfirmim”, është thënë nga zëdhënësja.
Lista Serbe braktisë Qeverinë Hoti!
Lexoni edhe:
Tiketa fituese është bërë në South Ayrshire të Skocisë për “EuroMillions” qysh më 17 mars. E diela, 13 shtatori, ishte dita e fundit për të dalë para me biletën fituese, përndryshe shifra do të shkonte në bamirësi.
Çmimi ishte paraparë të skadonte në ora 23:59 të dielën, por është paraqitur pronari i biletës.
Lotaria Nacionale më herët i ka bërë thirrje pronarit misterioz të tiketës që të dal para.
(Kosova Sot Online)