Cila është komuna me performancën më të mirë në Kosovë sipas USAID’it

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 19:42
Cila është komuna me performancën më të mirë në Kosovë sipas USAID’it

USAID-i ka publikuar Indeksin e Konkurrueshmërisë për komunat e Kosovës.

Komuna me performancën më të mirë për të tretin vit radhazi ka dal të jetë ajo e Lipjanit.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se i është mirënjohës qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve për këtë rezultat.

Pas Lipjanit, komuna me performancën më të mirë ishte ajo e Gjakovës, pastaj Vitia, Rahoveci dhe top 5-shen e mbyll, Juniku.

(Kosova Sot Online)