Vizatimet e Adem Mikullovcit në Legjislaturën e VI në Kuvend

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 17:09
Vizatimet e Adem Mikullovcit në Legjislaturën e VI në Kuvend

Disa vizatime të ish-deputetit dhe aktorit të njohur kosovar, Adem Mikullovcit, i cili ka vdekur mëngjesin e sotëm, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook.

“Përmes disa fotografive nga vizatimet e çastit të shokut të bankës Adem Mikullovci, në Legjislaturën e VI në Kuvend, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e tij jetësorë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

(Kosova Sot Online)