Kryerabini Kaplan tregon kur do të këmbehen letrat e njohjes reciproke Kosovë -Izrael

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 18:53
Kryerabini Kaplan tregon kur do të këmbehen letrat e njohjes reciproke Kosovë -Izrael

Yoel Kaplan, që prej dhjetë vitesh i emëruar si kryerabin i Shqipërisë ka marrë pjesë në shënimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë krerët e institucioneve të vendit.

Ai ka bërë me dije se këmbimi i letrave për njohjen reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të ndodhë pasi që të nënshkruhet marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin shtete arabe këto me të cilat Izraeli ka arritur marrëveshje. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është i paraparë për këtë të martë.

Ndërkohë Kryerabini i Shqipërisë Yoel Kaplan i cili ka qenë pjesë e festimeve për Vitin e Ri hebraik në Prishtinë,ka thënë se tash e tutje do të intensifikohen raportet ndërmjet dy popujve si dhe vizitat  dhe lidhjet biznesore. Kaplan ka bërë një lutje për dy vendet duke I ftuar në podium përfaqësuesit e bashkësive fetare ndërkohë që ka folur edhe rreth angazhimit të tij për njohjen e Kosovës nga Izrali duke thënë se për këtë ka bërë përpjekje edhe në Izrael dhe në SHBA.


(Kosova Sot Online)