Humbjet e turizmit global, 460 miliardë dollarë

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 00:14
Humbjet e turizmit global, 460 miliardë dollarë

Rënia e numrit të turistëve ndërkombëtarë për shkak të pandemisë së koronavirusit rezultoi në një humbje prej 460 miliardë dollarësh për sektorin e turizmit në gjysmën e parë të vitit, vlerësoi sot Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO).

“Në total, numri i turistëve ndërkombëtarë ra me 65% në gjysmën e parë të vitit, i ndikuar nga mbyllja e kufijve dhe kufizimet për udhëtarët”, sqaroi organizata e OKB-së në një njoftim për shtyp.

Sipas UNWTO, kjo shkaktoi humbje të cilat shumëzohen me pesë herë ato të regjistruara gjatë krizës ekonomike dhe financiare të viti 2009.


(Kosova Sot Online)