Kryeziu i reagon aktivisteve të PSD’së që ia ndalën Hotit fjalimin duke fishkëllyer

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 14:02
Kryeziu i reagon aktivisteve të PSD’së që ia ndalën Hotit fjalimin duke fishkëllyer

Aktivistet e PSD-së, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta, ia kanë ndërprerë sot fjalën kryeministrit Avdullah Hoti gjatë një diskutimi për dialogun me Serbinë

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook.

Këtë sjellje të PSD’së, Kryeziu e ka quajtur arrogante e sipas tij e njejta nuk paraqet vlerë demokratike.

Sipas tij, kjo tregon varfërinë e kreativitetit politik.

Dy aktivistet e PSD’së kanë ndalur sot duke fishkëllyer fjalimin e Hotit duke e pyetur atë se pse nuk po flet për dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre nga burrat.

(Kosova Sot Online)