Hoti publikon foto nga diskutimi i sotëm, nuk i injoron ato ku shihen letrat e protestës

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 18:01
Hoti publikon foto nga diskutimi i sotëm, nuk i injoron ato ku shihen letrat e protestës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit “Kryeministri i Kosovës përballë platformës së shoqërisë civile për dialog”, me përfaqësues të shoqërisë civile. Gjatë fjalimit, Hotin e kanë ndërprerë dy aktiviste të PSD’së, me fishkëllima, letra e pyetje rreth dhunës së grave në vend

Hoti ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook fotografi nga diskutimi i sotëm, ku ka folur rreth asaj që u diskutua për dialogun.

Hoti në postimin e tij nuk i ka injoruar fotografitë në të cilat shihen edhe letrat e hedhura përtokë nga aktivistet e PSD’së.

(Kosova Sot Online)