Lexoni edhe:
Lajçak: Nesër në Bruksel diskutohet për pretendimet e përbashkëta financiare
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ku ka folur rreth fillimit të mësimit në Kosovë, si dhe për 100 ditshin e Qeverisë Hoti.
Për fillimin e procesit mësimor, Haxhiu ka thënë që janë ngritur disa shqetësime që në fokus kanë të bëjnë me nxënësit.
“Shqetësim është që maskat duhen të sigurohen nga Ministria e Arsimit. Shqetësim tjetër është kërkimi nga 5 euro nga Shkolla “Dardania”, për blerjen e termometrave. Unë kam biseduar personalisht me drejtorin e kësaj shkolle, dhe më është konfirmuar që të nuk duhet të paguajnë as për termometra e as për asnjë gjë. Unë i lus të gjithë prindërit, që nëse iu kërkohet një gjë e tillë në të ardhmen, t’i adresojnë këto kërkesa, dhe do të merremi me këto raste”. u shpreh ajo.
Sipas deputetes së AAK-së, Ministria e Arsimit ka qenë e gatshme që të filloj mësimin me 1 shtator, por vendimi i shtyrjes është bërë pas kërkesës së SBASHK-ut.
“Minsitrja e Arsimit ka qenë e gatshme me fillu mësimin me 1 shtator, por ka qenë kërkesë e SBASHK-ut që fillimi i mësimit të shtyhet me 14 shtator. Pra, shtyrja e mësimit është bërë në bashkëpunim në mes të ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut. Megjithatë, shtyrja e mësimit për 14 ditë, është më mirë nëse mendojmë që janë bërë përgatitje më shumë për kushtet e fillimit të procesit mësimor, dhe kësisoj mund të kemi më pak raste të infektimit me Covid-19”. ka shtuar Haxhiu.
Lajçak: Nesër në Bruksel diskutohet për pretendimet e përbashkëta financiareLexoni edhe:
Emërimi i Armend Zemaj në krye të Minsitrisë së Shëndetësisë, e ka habitur edhe Haxhiun, por ajo thotë që ky dyshim është ndalur pas përformancës së tij kohëve të fundit.
Haxhiu ka folur edhe për infektimin e deputetëve të Kuvendit, ku është shprehur që ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar e që nuk janë izoluar.
“Edhe unë kam qenë skeptike kur e kam parë emrin e minsitrit Zemaj si ministër të Shëndetësisë, për shkak edhe të profesionit që ka, e ky skepticizëm ndoshta ka qenë edhe për shkak të mediave. Por, është duke bërë një punë të mirë, testet po bëhen në numër të madh, edhe pse duhen të bëhen ende më shumë teste. Edhe përformanca e tij kohëve të fundit më ka befasuar për të mirë, pasi ka arrit edhe numrin e të infektuarve me ulë. Ka pasur deputetë që i kanë fshehur rezultatet e tyre pozitive me covid-19, dhe kjo gjë ka qenë shumë shqetësuese. Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk janë izoluar.” ka përfunduar Haxhiu.
Teuta Haxhiu në fund u shpreh që ka kërkuar në organet e partisë së AAK-së, që Ramush Haradinaj të merrë pjesë në dialogun me Serbinë.
(Kosova Sot Online)