Hotit i ndërpritet fjala gjatë konferencës, shpreh gatishmëri t’iu përgjigjet protestueseve

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 20:21
Hotit i ndërpritet fjala gjatë konferencës, shpreh gatishmëri t’iu përgjigjet protestueseve

Kryeministrit i ndërpritet fjala nga aktivistet e PSD-së teksa i kërkohet kujdes i shtuar ndaj grave.

E nisi fjalën e tij duke folur për dialogun.

Por, papritmas këtu po fliste kryeministri Avdullah Hoti,  ndodhi diçka që nuk ishte e planifikuar.

Dy aktiviste të Partisë Social Demokrate, me anë të fishkëllimave ia ndalën fjalën shefit të qeverisë për pak qaste.

Por, ky aktivitet i PSD-së nuk u zhvillua në kundërshtim të dialogut.

Teutë Rrusa e Natyra Kuci, para kryeministrit po kërkojnë drejtësi për rastet e dhunës ndaj grave.

Por kryeministrit duket që nuk i pengoi kjo ndërprerje.

E pyetjet e aktivisteve, Teutë Rrusta e Natyra Kuçi për Hotin vazhduan.

Ato e kritikuan qeverinë për qasjen e tyre karshi grave.

Madje edhe në letra që i gjuajtën kryeministrit shkruante qeveri patriarkale.

Por Hotit i pengoi kjo qasje. Sipas tij, ai nuk është njeriu i duhur që ti bëhen këto pyetje.

Megjithatë pyetjet për Hotin për kujdesin e munguar të shtetit ndaj grave nuk u ndalën.

E sërish ishte e njëjta përgjigje.

Pas përfundimit të aksionit kryeministri Hoti e arsyetoj kërkesën që vinte nga aktivistet e PSD-së.

(Kosova Sot Online)