Rrusta e PSD’së tregon se çfarë i tha sot kryeministrit Hoti në aksionin e organizuar

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 21:13
Rrusta e PSD’së tregon se çfarë i tha sot kryeministrit Hoti në aksionin e organizuar

Teuta Rrusta nga PSD ka treguar në emisionin Pressing në T7 se për çfarë kishin protestuar sot para kryeministrit Avdullah Hoti.

Rrusta ishte pjesë e aksionit së bashku me bashkëpartiaken Natyra Kuci.

Lexo Edhe:

Gucati i OVL–UÇK’së: Po përcillemi nga hetues, dje i kemi zënë me pelë për dore

“Cka i tham? E mira është që edhe kur nuk dëgjohen fjalët dihet se cfarë duhet të adresohet”, tha ajo.

“Kemi folur për çështjet e barazisë gjinore. Me thënë se situata është e trashëguar, jemi në një pandemi dhe kemi pa në tërë botën se kemi kundërthënie që në pandemi janë rënduar. Shtresat më të papriveligjuara klasore në mbarë botën janë shtypur. Gratë janë shtresa më e ulët në shoqëri, dhe janë të shtypura nga burrat në shoqërinë kosovare. Krejt cka kanë është një numër kur bashkëshorti bëhet i dhunshëm që të raportosh. Por gratë nuk kanë të drejta bazike cka ju duhet vetëm ai numër. Ato nuk kanë trashëgimi në shumicën e rasteve. Pas raportimit dërgohen në disa vende për të jetuar që konsiderohen të sigurta dhe heqin dorë nga të drejtat e tyre”, shtoi ajo. 


(Kosova Sot Online)