Tre persona vdiqën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 15:13
 Tre persona vdiqën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit vendit i janë shtuar edhe tri raste të vdekjes. Bëhet fjalë për pacientë të cilët, sipas IKSHPK-së, nuk kanë arritur t’i dalin në ballë infeksionit me virusin Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Në total numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 607 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)