43 raste të reja me koronavirus

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 15:05
 43 raste të reja me koronavirus

43 raste të reja me COVID-19 i janë shtuar Kosovës në 24 orët e fundit.

Kjo u bë e ditur nga ana e IKSHPK-së.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)