Aksident në Novobërdë, vdes një person

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 16:09
Aksident në Novobërdë, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Novobërdë, si pasojë e të cilit, një person ka vdekur

Rasti ka ndodhur në fshatin Zebnicë të Novobërdës, njofton policia.

Viktima është dërguar në spitalin e Graqanicës, ndërkaq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe te panjohura ka daluë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit drejtuesi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Graqanicës ku rreth orës 22:15 ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)