
Lexoni edhe:
Parlamenti Evropian bën thirrje për embargo armësh ndaj Arabisë Saudite
Njeriu që ka publikuar ato që njihen si Letrat e Pentagonit më 1971, ka dëshmuar më 16 shtator në mbrojtje të themeluesit të faqes Wikileaks, Julian Assange në seancën e ekstradimit që po zhvillohet në Londër, duke thënë se veprimet e Assangeit, janë të ngjashme me të tijat, dhe kanë pasur synim interesin publik.
Daniel Ellsberg, 89-vjeçar, që ka publikuar Letrat e Pentagonit lidhur me luftën në Vietnam, i ka thënë gjykatës se publikimet që ka bërë Assange më 2010 dhe 2011, u kanë treguar amerikanëve se si mund të keqinformohen ata për veprimet e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan.
Assange, 49-vjeçar, është duke luftuar që të ndalojë ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, meqë atje është akuzuar për komplot të hakimit të kompjuterëve qeveritarë dhe shkelje të ligjit për spiunim, kur ka bërë publike disa komunikime konfidenciale.
Parlamenti Evropian bën thirrje për embargo armësh ndaj Arabisë Saudite
Lexoni edhe:
Sikurse materiali i publikuar nga Wikileaks, rrjedhja e informacionit nga Letrat e Pentagonit kishte bërë publik informacion sekret dhe pati shokuar publikun rreth asaj që dinë liderët ushtarakë për luftën, për dallim nga ajo që i transmetohet publikut.
Sikurse, Assange, Ellsberg është përballur me mundësinë e disa dekadave në burg. Ai ishte gjykuar për 12 akuza në lidhje me shkelje të Aktit të Spiunimit, mirëpo akuzat më pas janë hedhur poshtë.
Ellsberg i ka thënë gjykatës se pas takimit me Assange, ai ka ardhur në përfundim se ndan të njëjtat aspirata me të – për të vënë dritë mbi “mungesën e madhe të transparencës” në qarkun e vendimmarrjes në Shtetet e Bashkuara, sidomos kur janë në pyetje luftërat.
“Publiku amerikan duhet të ketë njohuri se çfarë po bëhet në emrin e tyre, dhe kjo gjë nuk mund të kuptohet ndryshe përveç publikimeve të paautorizuara”, ka thënë ai në dëshminë e shkruar.
Avokatët e Assangeit besojnë se ai nuk do të përballet me gjykim të drejtë në SHBA, andaj ekstradimi i tij përbën rrezik vetëvrasës.
Më 2012, Assange është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ishte akuzar për krime seksuale.
Assange ka mohuar akuzat, të cilat më vonë kanë rënë poshtë.
Policia britanike e ka larguar atë nga ambasada e Ekuadorit më 2019, dhe e ka burgosur për mosrespektim të lirimit me kusht, lidhur me rastin suedez.
(Kosova Sot Online)