“Mini-Europe” mbyllë dyert në fund të vitit

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 20:10
“Mini-Europe” mbyllë dyert në fund të vitit

Në vitin 2021, turistët nuk do të jenë më në gjendje të vizitojnë Kullën Eiffel, Pallatin Buckingham dhe Portën e Brandenburgut brenda një dite, pasi parku turistik “Mini-Europe” i Brukselit do të mbyllet në fund të vitit.

“Pasi ka mirëpritur më shumë se 10 milionë vizitorë gjatë 31 viteve, “Mini-Europe” do të mbyllë dyert e saj më 31 dhjetor”, njoftoi sot parku në një deklaratë.

“Rrethanat aktuale dhe kriza e COVID-19 kanë bërë që “Mini-Europe” të mos ketë zgjidhje tjetër përveç njoftimit të mbylljes së saj”, tha Thierry Meeus, kreu i parkut.

Parku “Mini-Europe” u përurua në vitin 1989 dhe paraqet variante miniaturë të 350 tërheqjeve turistike europiane në shkallën 1:35.

Vitin e kaluar, parku mirëpriti 400 000 vizitorë.

(Kosova Sot Online)