Dy mësuese të Fushë Kosovë rezultojnë pozitive me Covid-19

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 21:10
Dy mësuese të Fushë Kosovë rezultojnë pozitive me Covid-19

Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kanë rezultuar pozitive me Covid-19, mësimi nuk do të ndalet.


Janë bërë 4 ditë që kur në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor nepër institucionet shkollore.

E testit për Covid-19 iu nënshtruan edhe mësimdhënësit.

Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë rezultuan pozitiv me këtë virus një ditë më parë.



Njëra mësimdhënëse për klasën e dytë e tjetra për të katërtën nuk do të kenë mundësi që të jenë pranë nxënësve per nje kohë.

Por drejtoria e shkollës, ani pse nuk pranuan të flasin para kamerave, thanë se ato tashmë janë zevendësuar.

Lajmin se dy mësimdhënëse kanë dalë pozitive e konfirmojnë edhe nga Komuna e Fushë Kosovës

Ali Topalli zëdhënës në këtë komunë thotë se gjendja e tyre është e mirë dhe  ato gjendën në vetizolim.

Topalli shton se mësimi do të vazhdojë normalisht dhe nuk ka arsye që mësimi në shkollën “Mihal Grameno “ të ndalet.

Për këtë rast të infektimit të mësueseve me Covid dhe vazhdimit të mësimit në këtë shkollë  T7 ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Arsimit por nuk ka marrë përgjigjje. Nderkohë shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë numëron mbi 3400 nxënës dhe është më e madhja në këtë komunë.

(Kosova Sot Online)