Tomë Gashi për dosjet në zyrat e OVL të UÇK’së: Tentim dëmtimi i kredibilitetit të Speciales

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 21:33
Tomë Gashi për dosjet në zyrat e OVL të UÇK’së: Tentim dëmtimi i kredibilitetit të Speciales

Avokati Tomë Gashi ka thënë se dorëzimi i dosjeve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL të UÇK’së po bëhet me qëllim të dëmtimi të kredibiliteti të Gjyaktës Speciale.

“Dikush shkon qëllimisht për të dytën herë dhe i lë disa mijëra faqe të Gjykatës Speciale dhe dikush vjen për herë të dytë e i merr ato. Kjo është një lloj telenovelave që ndodh në mes të Prishtinës”, thotë ai.

“Këtë duket se dikush e bën për të mirë të shqiptarëve ndërsa tani duket që janë dy persona. Ky është mendimi im. Dikush mund të thotë tjetër. Por nuk mund të shpjegohet ndryshe përvec tentim i dëmtimit të kredibilitetit të Gjykates Speciale”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)