Thaçi e fton Trumpin për vizitë në Kosovë

  • E.K /
  • 18 shtator 2020 - 15:40
Thaçi e fton Trumpin për vizitë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt,.

“Në emër të popullit të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni për progresin që ju e keni bërë të mundur. Do të ishte nder i madh t’ju mirëpres dhe t’ju prezantoj popullin më pro-amerikan në botë”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Presidentit Trump.

Ndryshe, Thaçi sot ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Z. President, kam privilegjin, si President i Republikës së Kosovës, që në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj personal për lirinë e Kosovës, në arritjen e paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik, të ndaj për ju Urdhrin e Lirisë”, thuhet në letrën e Thaçit.

(Kosova Sot Online)