Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës gjashtë persona të lënduar

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 18:31
Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës gjashtë persona të lënduar

Sot rreth orës 18:25 në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, është shkaktuar një aksident zingjiror ku janë përfshirë disa vetura, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës tha se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura.

Poashtu njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi.

Image

 

(Kosova Sot Online)