Gashi-Rexhep Selimit: T’i këndon mirë me çifteli, po kufijtë janë të përcaktuar me kushtetutë

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 18:37
Gashi-Rexhep Selimit: T’i këndon mirë me çifteli, po kufijtë janë të përcaktuar me kushtetutë

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se shefi i deputetëve të LVV’së, Rexhep Selimi këndon mirë me çifteli, megjithatë, kufijtë përcaktohen me kushtetutë.

Ai ka thënë se deputetët duhet të kursehen nga deklarimet e tilla në seancë.

“Nesër ne shihemi edhe në rrugë, ato që i themi këtu dihet që a përgjegjësi, jo të mundohemi të ndërtojmë konflikt kur nuk ka arsye, kur ka dy qëndrime të forta mund të konfliktohemi me argumente. Pyetjet e juaja po më duken absurde”, ka thënë Gashi.

“Ku është kufiri i Kosovës, Rexhë ti knon mirë me çifteli po kufijtë i kemi të përcaktuar me kushtetutë. Kushdo qoftë në pushtet, qoftë ai Albin Kurti a Avdullah Hoti kufijtë duhet t’i mbrojë e sigurojë”, ka thënë Gashi.


(Kosova Sot Online)