Turqia provokon sërish: Greqia të blejë avionë sa të dojë, edhe pas 10 vjetësh ju mposhtim

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 18:57
Turqia provokon sërish: Greqia të blejë avionë sa të dojë, edhe pas 10 vjetësh ju mposhtim

Tensionet Turqi-Greqi nuk janë “zbutur”, ndërkohë që palët vijojnë me deklarata në distancë.

Sot media turke “Yeni kafak”, e cila cilësohet si pro-Erdogan, i ka dedikuar një artikull krahasimit të ushtrive të dy vendeve, duke nxjerrë superiore Turqinë. Në artikull shkruhet se Greqia nuk do të jetë në gjendje të përballet me ushtrinë turke as pas dhjetë vitesh.

Mediat turke kanë bërë një përllogaritje të gjendjes në të cilën ndodhet shteti grek, duke i llogaritur edhe plakjen e popullatës, duke e kthyer në fakt epërsinë luftarake. Madje në artikull përfshihet edhe një general brigade, si për t’i dhënë më shumë se propagandës së Erdogan.

“Pas tensioneve në Mesdheun Lindor, Greqia njoftoi blerjen e një numri të madh armatimesh. Qeveria e Athinës, e cila ka caktuar një buxhet prej 10 miliardë euro për mbrojtjen e vendit, ka në plan të zgjasë shërbimin e saj ushtarak nga 9 në 12 muaj. Autoritetet ushtarake greke janë të mendimit se duke blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe modernizuar fregatat e marinës, ata do të ri-ekuilibrojnë fuqinë. Por a është vërtet kështu? Por sipas gjeneral brigade Fahri Erenel, pavarëisht se çfarë masash merr Greqia, në 10 vjet peshorja do të anojë nga ana e Turqisë, kjo pasi edhe popullsia është drejt plakjes. Ndërsa Turqia ka fuqi të mëdha mbrojtëse si në tokë, ashtu edhe në det,”-shkruhet ndër të tjera në artikull. 

(Kosova Sot Online)