16 nxënës dhe 1 mësues dalin me temperaturë

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 20:33
16 nxënës dhe 1 mësues dalin me temperaturë

Rreth 500 institucione arsimore parauniversitare hapën dyert këtë të hënë vetëm për maturantët, të cilët janë ndarë në klasa me jo më shumë se 15 nxënës. Veç gjimnazeve, janë vënë në dispozicion të maturantëve edhe shkollat 9-vjeçare që të bëhet e mundur respektimi i distancës.

Drejtoria e përfjithshme e arsimit parauniversitar tha për “Top Channel” se në proces do të angazhohen mësuesit e lëndëve përkatëse, të cilët kanë dhënë mësim me këta nxënës deri tani si dhe mësues të profilit përkatës, të viteve të tjera. Kategoria e mësuesve të lëndëve te tjera jashtë profilit, sipas drejtorisë arsimore, është thirrur në detyrë të ndihmojë në administrimin e procesit, për të zbatuar me përpikmëri protokollet shëndetësore të Covid -19.

Në Tiranë, 17 persona, 16 nxënës dhe 1 mësues të klasave të 12-a nuk janë lejuar të ndjekin mësimin, pasi temperatura u ka rezultuar më e lartë se 37.5. “Top Channel” raporton se numri më i lartë ishte në shkollën e mesme Qemal Stafa, me 11 nxënës dhe 1 mësues. Me pas gjimnazi Sinan Tafaj me 4 raste e 1 nxënës te Sami Frashëri.

(Kosova Sot Online)