Istog: I mituri shkrep me armë aksidentalisht në drejtim të shokut të tij të mitur

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:21
Istog: I mituri shkrep me armë aksidentalisht në drejtim të shokut të tij të mitur

Në Istog dy personave të mitur u ka rënë në duar një armë me tre fishekë. Nga pakujdesia si dhe aksidentalisht sipas policisë së Kosovës njëri nga të miturit shkrepë me armë në drejtim të shokut të tij

Viktima, i mituri pra, ka pësuar lëndime trupore ku ka marrë edhe trajtim mjekësore.

Tutje, policia njofton se të dy personat e dyshuar, janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Për gjithë këtë rast se si arma ka rënë në duar të këtyre dy të miturve, hetime kanë nisur autoritetet e hetuesisë kosovare.

(Kosova Sot Online)