Hajni u hyn në banesë dy femrave në Prishtinë, kryen vjedhje nën kërcënimin e armës

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:28
Hajni u hyn në banesë dy femrave në Prishtinë, kryen vjedhje nën kërcënimin e armës

Banesa e dy femrave në Prishtinë ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur të premten, rreth orës 23:45.

Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, një i dyshuar, i maskuar dhe me armë zjarri ka hyrë në banesën e tyre dhe nën kërcënimin e armës ua ka grabitur atyre disa stoli ari dhe dy orë dore.

Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.


(Kosova Sot Online)