Skandaloze: Si u rrahën mjekët në QKUK mes vete derisa pacientja gjakderdhte

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 10:18
Skandaloze: Si u rrahën mjekët në QKUK mes vete derisa pacientja gjakderdhte

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK e cila udhëhiqet nga internisti Tefik Bekteshi, kanë ndodhur disa incidente ndërmjet mjekëve.

Në janar të këtij viti një incident skandaloz ndodhi ndërmjet shefit Adem Grbollar dhe specializantit Endrit Shala. Mjekët fillimisht ishin fjalor pasi kishin hyrë në sallë për të intervenuar në një rast urgjent.

Një burim i kishte treguar se incidenti kishte ndodhur derisa pacientja ishte e shtrirë në tavolinë në tamponadë kardiake dhe në shok hemorragjik.

Pas fjalosjes, Grbollar e kishte nxjerr nga salla specializantin kur edhe kishte ndodhur incidenti ndërmjet tyre. Rasti ishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe ishin hapur hetime edhe nga Prokuroria.

Ndërkaq disa muaj më vonë, në qershor ndodhi edhe një incident tjetër ndërmjet mjekëve Rifat Brahimaj dhe Sabjan Memishaj. Brahimaj në një deklaratë për Gazetën pati mohuar se janë rrahur. 

(Kosova Sot Online)