Zogiani: Projekte si në Washington janë paraparë edhe në Procesin i Berlinit, por për tërë rajonin

  • A.P /
  • 20 shtator 2020 - 12:38
Zogiani: Projekte si në Washington janë paraparë edhe në Procesin i Berlinit, por për tërë rajonin

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me konferenca lidhur me marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Nga kjo parti  të dielën u tha se në Washington ishte premtuar njohja nga Serbia, por që nuk erdhi

Anëtari i VV-së, Avni Zogiani duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, ka thënë se projekte të njëjta ka paraparë edhe Procesi i Berlinit, por që do të përfshihej i tërë rajoni, ndërsa qeveria Hoti, sipas tij këto projekte i ka reduktuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për një kohë të gjatë presidenti dhe kryeministri kanë thënë se ky  do të ishte momenti final, por që nuk ndodhi, pra momenti final kaloj dhe ne nuk morëm njohje nga Serbia. Hoti ka ndihmuar që Serbia nuk do ta njoh Kosovë dhe ky është rezultati. Gjithmonë është negociuar në kurriz të Kosovës. Thelbi i marrëveshjeve është se Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror.”

“Procesi i Berlinit ka paraparë çështje të ngjashme por brenda kësaj strategjie është futur i tërë rajoni , dhe qeveria Hoti këto projekte i ka reduktuar ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Ai ka  thënë se nuk ka informacione nëse i dergjuri special për dialogun ambasadori Grenell do të takojë zyrtarët e VV-së, por theksoi se problemi nuk është Grenell, por pala kosovare.


(Kosova Sot Online)