ShBA-ja s’e dëgjon OKB-në, i vendos e vetme sanksione Iranit

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 13:42
ShBA-ja s’e dëgjon OKB-në, i vendos e vetme sanksione Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se sanksionet e OKB-së ndaj Iranit që ishin larguar si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë hyrë në procesin e rikthimit.

“Më 20 gusht, Shtetet e bashkuara e njoftuan presidentin e Këshillit të Sigurimit për mungesën e zbatimit të zotimeve të Iranit. Ky njoftim e ka filluar procesin 30-ditor që sjell kthimin e sanksioneve të OKB-së që janë hequr më parë. Ato kanë hyrë në fuqi në orën tetë të mbrëmjes më 19 shtator”, tha Pompeo përmes një deklarate.

 

Kjo deklaratë u dha pavarësisht faktit se të gjitha shtetet tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen kanë refuzuar ta njohin të drejtën e Uashingtonit për kthimin e sanksioneve të OKB-së. Këtë pozicion e kanë edhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore ka bërë që shumica e Shteteve të Këshillit të jenë të qëndrimit se ShBA-ja nuk ka pozitë ligjore që t’i kthejë sanksionet ndërkombëtare.

Sidoqoftë, Pompeo tha se Uashingtoni do të marrë një varg masash tjera për ta përforcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së gjatë ditëve të ardhshme dhe për t’i mbajtur përgjegjës shkelësit e tyre, shkruan Anadolu, 

(Kosova Sot Online)