“Spitali për COVID-19” me 500 shtretër do të jetë gati ditëve në vijim

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 13:51
“Spitali për COVID-19” me 500 shtretër do të jetë gati ditëve në vijim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër në Prishtinë do të jetë gati ditëve në vijim.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj është shprehur se janë nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mosvotimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, për të cilin tha se po e vështirëson përpjekjen për ta luftuar koronavirusin.

“Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve. Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve. Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)